Shkëmbi: U detyruam të luanim kështu, Tirana mund të na shënonte ndonjë gol më shumë. Në janar do bëjmë merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2021 | 22:01

Shkëmbi: U detyruam të luanim kështu, Tirana mund të na shënonte ndonjë gol më shumë. Në janar do bëjmë merkato

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka pranuar kapitullimin e ekipit të tij në derbi pa kërkuar justifikime. Edhe pse për “SuperSport” pas sfidës ai theksoi se skuadra kishte pasur probleme dëmtimesh, e vlerësoi dominimin e kundërshtarëve në këtë duel ku nuk ishte parë skuadra e tij e vërtetë.

shkembi

“Mendoj që ndryshoi përqendrimi por edhe gjendja fizike, vuajtëm shumë. Duke e ditur këtë javë, duke qenë afër lojtarëve, shumë kishin probleme fizike, disa i kemi të dëmtuar dhe nuk i kishim dhe mendoj se kjo ishte arsyeja kryesore, pa hequr përgjegjësi të tjera. Por patjetër na vë vështirësi, te krahët, te Xhixha, të goli i parë, aty ku kemi punuar dy ditë e menduam që kundërshtari i ka pikat e forta. Në momentin që nuk je i përqendruar 100% janë gjëra që mund të ndodhin si këto.

Mendoj se nuk ishte mungesa e Sofranac, por disa lojtarë. Ishte mungesa e Haxhiut, Siljanovski e Isaevski kanë probleme, e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Por në asnjë mënyrë e tillë dhe e dorëzuar deri në fund të ndeshjes.

Zgjedhjet nuk i bëjmë nga dëshira apo se ne kemi menduar më mirë kështu taktikisht, ishim të detyruar, sidomos sot. Shumë, shumë të detyruar. Por do të shohim në janar, ndeshjet janë këtu, i shohim të gjithë dhe patjetër që nëse do të vazhdojmë me këto përformanca do të shohim, jo vetëm në një pozicion, por në disa.

Duke mos i hequr asnjë meritë Tiranës, mendoj se nuk ka shumë diferenca, por sot në fushë patëm. Tirana dominoi gjithë lojën në çdo moment, na vuri në vështirësi dhe deri në minutën e fundit mund të shënonte ndoshta ndonjë gol me shumë. Ne ishim hija e vetvetes dhe për ata që nuk e shohin ndeshjen, të bën të mendohesh shumë”, tha Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"