Shkëmbi: Teuta gjithmonë përgatitet për të fituar ndeshjet, sot nuk e administruam mirë rezultatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 16:09

Shkëmbi: Teuta gjithmonë përgatitet për të fituar ndeshjet, sot nuk e administruam mirë rezultatin

Pas ndeshje për “Supersport” foli dhe trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi i cili u shpreh:

Shkembi

Pjesë e parë shumë e mirë. Pastaj vutë në pikëpyteje barazimin…

Nuk e lëshua lojën, është edhe meritë e kundërshtarit që na vuri në presion. Patjetër kërkuam që edhe pjesën e dytë ta fillonim si pjesën e parë. Nuk arritëm ta bënim. Ndonjëherë i kuptoj futbollistët. Rezultati 1 me 0 i bëri të ndihen më shumë seç duhen të sigurt mbrapa. Pastaj për fat të keq e pësuam. Kundër Kukësit që ishte pretendent në fillimi të sezonit për titull, nuk është rezultat i keq.

Dëmtimi i Latif, a ju penalizoi?

Nuk mendoj se na penalizoi dëmtimi i Latif. Të gjithë futbollistët stërviten për të luajtur. Duam që të rikthehet sa më shpejt Latifi. Na vjen keq për të. Por janë 22 futbollistë që stërviten për të luajtur.

A është e përgatitur skuadra që të hyjë me mendimin e qartë për ta fituar ndeshjen?

Mendoj që Teuta është gjithmonë e përgatitur për të fituar ndeshjet. Ndaj Kukësit, Skënderbeut, Partizani apo kujtdo. Se sa e arrijmë këtë e shikojmë pas ndeshjes dhe e diskutojmë.

Administrimi i rezultati?

Luajtëm mirë kaluam në avantazh, duhet ta administronim më mirë rezultatin. Kemi disa futbollistë të rinj, jo me eksperiencën e duhur. Unë jam çdo ditë aty dhe i di problemet. Në fund të këtij rezultati jam i kënaqur. Edhe me futbollistët edhe me lojën e bërë. Pas shënimit të golit u tërhoqëm më shumë seç duhet, por ka disa lojtarë që duhet të marrin pak më shumë përsipër, ose të sillen ndryshe kur e kemi ne topin në këmbë.”

Objektivat e Teutës?

E kemi thënë disa hetë që synojme Kupat e Europës, por deri tani edhe pse kemi bërë mirë, llogaritë bëhen në fund dhe duhet të punojmë. Në këtë pushim do jemi në vendin e tretë, por duhet të punojmë edhe më shumë për ta mbajtur këtë vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"