Shkëmbi piketon formacionin anti-Laçi, pritet vetëm një lëvizje te blutë e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 9:11

Shkëmbi piketon formacionin anti-Laçi, pritet vetëm një lëvizje te blutë e Dinamos

Vetëm katër ditë kishte në dispozicion stafi teknik i bluve për të përgatitur ndeshjen e javës së dytë të kampionatit me Laçin. Gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur asnjë problem sa i takon gjendjes fizike të lojtarëve dhe nga minuta e parë, me shumë mundësi, do të zbresin po ata që nisën si titullarë ndeshjen e së dielës me Kastriotin.

Bledi Shkembi

Trajneri Shkëmbi tha në konferencë shtypi se do të shohë edhe seancën e fundit stërvitore, ndërsa për “Panorama Sport” ai pohoi se mund të ketë një lëvizje në formacion. Nëse ndodh kështu, gjasat janë që ndryshimi të bëhet te sulmuesit anësorë, sepse të tjerët duken “të paprekshëm” për momentin.

Dinamo festa

Në portë Harizaj është i sigurt, po ashtu edhe në mbrojtje do të jetë katërshja e përbërë nga Siljanovski në të djathtë, Sofranak dhe Imami në qendër, dhe Isaevski në të majtë. Në qendër të mesfushës luan dyshja Demiri-Sidibe dhe përpara tyre kapiteni Ibraimi. Çinedu, autori i dy golave të fitores ndaj krutanëve, është po ashtu i sigurt. Në të majtë të sulmit pritet të aktivizohet sërish Mihana dhe në të djathtë Gavazaj, por ndoshta këtë të fundit e “kërcënon” Patrik Bardhi.

Formacioni i Dinamos

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"