Shkëmbi paraqet dorëheqjen: Klubi ka probleme financiare, ndeshjen e kam drejtuar për respekt të futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2018 | 16:32

Shkëmbi paraqet dorëheqjen: Klubi ka probleme financiare, ndeshjen e kam drejtuar për respekt të futbollistëve

Pavarësisht fitores 1-0, në sfidën e sotme përballë Ferronikelit, trajneri i Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbi, iu ka kërkuar drejtuesve dorëheqjen për shkak të problemeve financiare që klubi ka. Në deklaratën pas ndeshjes për Supersport Kosovën, korçari u shpreh:

Shkembi

“Që kur është larguar presidenti i klubit Mirsad Qollaku, ne jemi në një situatë shumë të rënduar. Unë dhe lojtarët kemi qenë të veçuar që nga ajo kohë dhe klubi me kryetarin e ri dhe me drejtorët e rinj ka shumë probleme, kryesisht të natyrës financiare.

Unë po ashtu dua të ju them të gjithëve, edhe kryetarit të ri se futbolli nuk ka shtetësi, nuk ka pasaportë dhe në ekipin tim do të luajnë ata lojtarë që e meritojnë ashtu si unë e mendoj që duhet.

Unë kam dy ditë që kam dhënë dorëheqje, por për hir të futbollistëve kam ndenjur t’i respektoj. Unë do të vazhdoj me ta deri në fund vetëm për hir të futbollistëve, nëse kryesia nuk do të më shkarkoj”, u shpreh Shkëmbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"