Shkëmbi nuk i trembet Tiranës: Emër i madh, por Teuta shkon për të fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 22:49

Shkëmbi nuk i trembet Tiranës: Emër i madh, por Teuta shkon për të fituar

Përpara një sfide tejet të rëndësishme njëkohësisht edhe të vështirë, si ajo ndaj Tiranës, është trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi në një prononcim për Supersport, i cili deklaron pavarësisht emrin, do të kërkojë të fitojë përballë bardhebluve.

shkembi

“Një kundërshtar, që për nga emri, është nga më të rëndësishmit. Do të kërkojmë të luajmë një futboll shumë të mirë dhe të fitojmë. E dimë shumë mirë se çfarë niveli ka kundërshtari dhe se do të jetë një ndeshje e vështirë, por duhet theksuar se të gjithë kundërshtarët janë të vështirë për t’u kaluar. Ne nuk do të ndryshojmë shumë. Mendoj se duhet të rregullojmë disa gabime që bëmë në ndeshjen e parë. Ne jemi munduar të riparojmë defektet tona.” – deklaroi Shkëmbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"