Shkëmbi nuk e bën dramë, por thumbon: Mungon një penallti për ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 23:51

Shkëmbi nuk e bën dramë, por thumbon: Mungon një penallti për ne

Trajneri Bledi Shkëmbi u pa mjaft i mërzitur në fundin e ndeshjes, por gjithsesi u shpreh se një barazim me Laçin nuk ishte fundi i botës, dhe se mungonte një penallti në favor të Dinamos.

Shkembi Dinamo

Ndeshja? I falëm në fushë më shumë se ç’duhet kundërshtarit, duhet të shënonim golin e dytë të ishim me të qetë, i patëm rastet dhe nuk e bëmë.

Ekipi? Fillimi erdhi i tillë, nuk e kishim parashikuar, vuajtëm shumë në 20 minutat e para, po më pas minutat kaluan dhe u përmirësuam. Patëm momente të mira, futbolli është i tillë që rastet që të vijnë duhet t’i shënosh.

VAR-i? Nuk më pëlqen të shoh pas ndeshjes gabimet e arbitrave. Mesazhi më ka ardhur, ishte një penallti për ne, duhet të vazhdojmë për ndeshjen e radhës, nuk dua polemika, kaq.

Objektivat? Në do të bëjmë një kampionat shumë të mirë, duke parë të gjithë komponentët nga investimet, organizimi, cilësia dhe si është punuar deri tani. Kemi shpresë se do të bëjmë kampionat shumë të mirë.

I mërzitur? Jo jam i lodhur, kundër Laçit një barazim nuk është fundi i botës, por kur mendon minutën e fundit mërzitesh pak më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"