Shkëmbi motivon Skënderbeun: Keni bërë krenar çdo shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2017 | 14:42

Shkëmbi motivon Skënderbeun: Keni bërë krenar çdo shqiptar

Kapiteni legjendar i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit” ka motivuar ish-shokët e skuadrës para ndeshjes me Dinamon e Zagrebit.

Shkembi

Korçari i cili mban aktualisht postin e trajnerit te skuadra kosovare e Lirisë së Prizrenit i ka kërkuar lojtarëve të Skënderbeut ta luajnë me krenari sfidën e sotme. Ai është i bindur se pas ndeshjes shqiptarët do të ndihen edhe më shumë krenarë për ekipin e Skënderbeut.

POSTIMI I SHKËMBIT

“Keni bërë krenar çdo shok, çdo mik, çdo trajner, çdo president, çdo shqiptar dhe me këtë krenari duhet ta luani këtë ndeshje. I bindur që pas ndeshjes do ndihemi edhe më shumë krenarë. Forca Skënderbe”.

Shkembi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"