Shkëmbi motivon ekipin për sfidën me Skënderbeun, durrsakët me dy mungesa të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 9:49

Shkëmbi motivon ekipin për sfidën me Skënderbeun, durrsakët me dy mungesa të rëndësishme

Teuta ka vijuar përgatitjet për sfidën me Skënderbeun. Në Durrës kanë pesë javë pa një fitore, ndaj edhe do të synojnë të marrin 3 pikët në duelin e radhës me korçarët. Trajneri Blendi Shkëmbi para seancës së djeshme ka mbajtur një fjalim motivues para ekipit, por edhe me kërkesa llogarie. 

tEUTA

Ai ka kërkuar nga skuadra më shumë përqendrim te ndeshja me Skënderbeun që e luajnë në shtëpi. Sipas Shkëmbit, duhet me patjetër qa skuadra të rikthehet te fitorja. Ndërkohë, trajneri më pas ka vazhduar me ushtrime, kryesisht cirkuite, ndërsa stërvitja vijoi më ushtrime të ndryshime nga përgatitësit atletikë.

MUNGESAT 

Teuta do të ketë një mungesë të madhe në përballjen me Skënderbeun të dielën. Trajneri Blendi Shkëmbi nuk do të ketë për lojë një nga lojtarët më në formë të skuadrës së tij në dy sezonet e fundit.

kallaku batha

Mesfushori i avancuar, Sherif Kallaku, është i pezulluar për këtë javë. 21-vjeçari ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë në transfertën e Shkodrës, kështu që do të bëjë pushim këtë fundjavë. Tashmë, trajnerit Shkëmbi i del për detyrë që të mendojë për zëvendësuesin e tij. Alternativat nuk mungojnë, por dihet kualiteti dhe vlera që mbart Kallaku.

Përveç Kallakut, edhe Khalid, sulmuesi që edhi me bujë në verë në Durrës, ndonëse u duk sikur u rikuperua ka probleme në gju. Ai nuk do të luajë ndaj Skënderbeut dhe vijon të punojë veçmas grupit.

Z.Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"