Shkëmbi mban në ankth Teutën, trajneri kompozon mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2019 | 17:05

Shkëmbi mban në ankth Teutën, trajneri kompozon mbrojtjen

Teuta vazhdon për gatitjet për ndeshjen e fundjavës me Tiranën, aty ku “djemtë e detit” do të kërkojnë vetëm fitoren. Skuadra ama është në “ajër” për sa i përket formacionit. Ndonëse grupi është stërvitur, vetëm sot Bledi Shkëmbi do të vendosë për 11-shen që do të hedhë në fushë ditën e shtunë.

teuta

SFIDA 

gjithmonë ka qenë një ndeshje emocionuese falë dhe objektivave në valle. Teuta-Tirana e vlefshme për javën e 11-të nuk bën përjashtim, pasi në harkun e 90 minutave mund të vendoset shumë në rrugën drejt titullit. Dy skuadrat janë një pikë larg nga njëra-tjetra. Një garë e fortë sidomos kur në mes janë edhe përballjet direkte. Teuta vjen me një anë psikologjike jo të mirë pas dy ndeshjeve të fundit në kampionat dhe tashmë e gjithë vëmendja do të jetë te Tirana. Një sfidë që për durrsakët do të thotë shumë.

tEUTA

GJENDJA 

Përpara sfidës me bardheblutë, Bledi Shkëmbi humbi mbrojtësin Todorovksi për arsye të ndëshkimit me karton të kuq. Në anën e djathtë të mbrojtjes mund të kalojë Fabian Beqja, i konsideruar si një futbollist universal në detyrat markuese. Por situata e mungesave është në favor, pasi shoqërohet me rikthime në skuadër. Uendi Vecaj ka lënë pas dëmtimin dhe pritet që ndaj Tiranës të marrë edhe më shumë minuta. Loja në grup për Teutën është më shumë se kurrë e nevojshme. Kundërshtari i tyre dihet mirë që kërkon tri pikë dhe përballë kësaj kërkohet një strategji inkurajuese dhe qëndrestare. Teuta nuk duhet të “trembet”, aq më pak të bjerë pre e trysnisë që mund të ketë në sfidën me Tiranën.

FORMACIONI

Duke parë që grupi është i plotë, trajneri Shkëmbi dhe stafi i tij ende nuk e kanë përcaktuar formacionin. Gjatë seancës së djeshme, në mungesë të trajnerit Shkëmbi, stafi teknik ka provuar një formacion emergjence, ku spikaste kompozimi në fazën mbrojtëse. Gjithsesi, lojtarët janë në ankth, pasi vetëm sot mund të krijohet një ide për 11-shen titullare ndaj Tiranës kur dhe trajneri Bledi Shkëmbi do të shohë nga afër gjendjen e të gjithë lojtarëve e më pas do të vendosë.

teutaa

PËRGATIJET

Teuta vijon përgatitjet me ritme të larta në prag të sfidës me ekipin e Tiranës. Takim që durrsakët po e vlerësojnë shumë dhe po përgatiten që të mos kenë surpriza të pakëndshme në këtë përballje. Skuadra është në gjendje shumë të mirë para takimit me Tiranën si nga aspekti teknik, por dhe moralisht. Ekipit i janë bashkuar dhe lojtarët që mungonin dhe tashmë skuadra është më e plotë për këtë sfidë. Në Durrës janë të bindur se ndeshja me Tiranën është e vështirë, pasi ekipi kundërshtar kërkon medoemos të grumbullojë pikë dhe në skuadër nuk ka dhe as nuk do të ketë asnjë moment nënvlerësimi.

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"