Shkëmbi kundër Devollit: Nuk mendoj… miqësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 15:15

Shkëmbi kundër Devollit: Nuk mendoj… miqësinë

Pas dy barazimesh në dy javët e para, Teu ta nuk mendon për asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Përballë kanë një skuadër simpatike si Kamza, por trajneri Bledi Shkëmbi i ka idetë e qartë për t’i mposhtur.

shkembi

Në intervistën e dhënë para ndeshjes, korçari thekson se ka ardhur koha që të gjendet goli. Ai ndalet edhe te Bledar Devolli, që jashtë fushave është një mik i tij, por sot do të jetë kundërshtar dhe e sfidon.

Në dy ndeshjet e para i jeni afruar fitores, por në fund keni barazuar. A jeni gati për ta arritur fitoren e parë në shtëpi?

Patjetër, pas dy barazimesh 0-0, për ne objektiv është fitorja. Do të futemi në fushë për ta fituar ndeshjen, ashtu siç kemi bërë edhe në dy takimet e kaluara. Shpresojmë që këtë herë të eliminojmë gabimet që kemi bërë si në fazën mbrojtëse ashtu edhe sulmuese. Teuta ka zhvilluar futboll të bukur, por i ka munguar goli.

Problemi qëndron te Latif apo duhet më tepër impenjim nga të gjithë?

Nuk qëndron problemi te Latif, problemi është në tërësi, por duhet të kemi edhe pak fat. Shpresoj që nesër (sot) Latif, por  edhe kushdo lojtar që të ndodhet përpara portës, të ketë qetësinë e duhur, por edhe fatin me vete. Luajmë kundër një ekipi që ka bërë shumë mirë deri tani, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të stepemi nga kjo gjë. Përkundrazi duhet të japim maksimumin dhe të marrim fitoren e parë.

Kundërshtar keni Devollin, një mik jashtë fushave. Cili e fiton duelin?

Është diçka e çuditshme, këtë kampionat për herë të parë do të jem kundërshtar me disa nga miqtë e mi më të mirë në rolin e trajnerit. Nuk diskutohet që do të jetë një kënaqësi dhe emocion, por vetëm kaq, sepse gjatë ndeshjes asnjëri nga ne nuk do të ketë në mendje atë pjesën e miqësisë.

Progni ishte “qershia mbi tortë” për merkaton e Teutës, si u finalizua ky operacion dhe a e keni në plan për ta aktivizuar kundër Kamzës?

Mendoj se kemi afruar një nga lojtarët më të mirë në qarkullim për momentin në fazën sulmuese dhe jam i kënaqur që ky operacion u finalizua me sukses. Progni është një lojtar që luan në disa role dhe besoj se që nesër (sot) do të na ndihmojë. Jo vetëm në dy ndeshjet e para, por edhe gjatë fazës përgatitore keni aplikuar futboll sulmues.

gsas

Me këtë filozofi do të vazhdojë Shkëmbi edhe kur të nxehet kampionati dhe a e keni gjetur formacionin stabël?

E rëndësishme është psikologjia dhe mendësia. Ajo që më pëlqen më shumë tek ekipi është kuraja që ka për ta fituar ndeshjen, por duhet të punojmë shumë në këtë pjesë dhe sidomos me mbajtjen e topit. Sa i përket rreshtimit, pak a shumë është krijuar ideja se si do të luajë Teuta, por në varësi të kundërshtarit do të ketë edhe ndryshime. Me afrimin e Prognit, Teuta është blinduar.

Europa është objektivi më minimal, por a mund të shohë më lart ky ekip?

Kjo Teuta duhet të luajë për një nga vendet e Europës dhe ky objektiv nuk diskutohet. Duke luajtur javë pas jave dhe kur disa nga futbollistët që janë bashkuar më vonë me skuadrën të jenë në formën maksimale, mendoj se kemi mundësi që të shohim edhe më lart. Kualitetet janë tani, vetëm duhet të punojmë shumë dhe shpresoj që të gjithë të jenë në 100 për qind sa më parë.

Një sezon më parë mbrojtja ka pasur probleme, çfarë ka ndryshuar tani me Bicajn dhe Osmanin?

Nuk është normale të flas për vitin e kaluar. Ky vit është ndryshe nuk diskutohet, lojtarët me eksperiencë janë ata që ndoshta bëjnë pak edhe diferencën. Shpresoj të vazhdojmë kështu, mos të pësojmë gola dhe sulmi të zhbllokohet dhe të shënoj sa më shumë.

A jeni të kënaqur me merkaton?

Progni ishte lëvizja e fundit apo mund të ketë edhe ndonjë surprizë tjetër? Jo nuk do të ketë lëvizje të tjera. Progni ishte afrimi i fundit dhe besoj se tani jemi të kompletuar si ekip

DRILON XHEPOLLARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"