Shkëmbi: Kukësi është më i fortë se dy vite më parë, por “finalen” e fiton Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2017 | 16:45

Shkëmbi: Kukësi është më i fortë se dy vite më parë, por “finalen” e fiton Skënderbeu

Bledi Shkëmbi “voton” për Skënderbeun kampion. Kur na ndan vetëm një ditë nga dueli i titullit, ish-kapiteni mendon se do të përsëritet historia e dy viteve më parë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai kujton përballjen e datës 26 prill 2015 në “Zeqir Ymeri”, e cila u vulos nga një gol i Lilajt.
shkembi studioShkëmbi e pranon se Skënderbeu ka ndryshuar, megjithatë, sipas tij, ka “bonus” përvojën dhe do të jetë ndoshta ky detaj që do t’i japë titullin e shtatë radhazi.

Shkëmbi, dy vjet e pak ditë nga fitorja e Skënderbeut në Kukës. Si e kujtoni atë takim?

Ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë dhe tepër e rëndësishme për ne. Një takim ku fitorja ishte rezultati i vetëm që na bënte punë për të vijuar rrugën drejt titullit. Pak a shumë është e njëjta situatë si këtë javë, ku një fitore në Kukës do të ishte fort e madhe për Skënderbeun. Ishim të përqendruar tek ai 90- minutësh dhe ia dolëm. Besoj se ky është çelësi i suksesit.

Shkembi stolA kanë ndryshuar ekipet prej asaj kohe?

Të them të drejtën, në këto dy vite, ekipet kanë ndryshuar shumë. Mund të them që Kukësi i këtij sezoni është shumë i fortë, më i fortë se në 2015-ën. Sigurisht që edhe atëherë bën mirë, por në këtë kampionat janë më solid dhe kjo duket nga fakti që nuk kanë asnjë humbje.

Po Skënderbeun si e shihni?

Edhe Skënderbeu, nga ana tjetër, ka shumë ndryshime. Jo vetëm në organikë, por edhe në eksperiencë. Përvoja është më e madhe dhe ajo peshon nga bardhekuqtë. Kanë lojtarë me shumë përvojë në ekip dhe kjo i bënë ata të jenë të fortë.

Skenderbeu-Kukesi 2-0. Shkembi ne dyluftim me ZeqirinSi e shikoni ndeshjen e së shtunës?

Do të jetë një takim i fortë, një ndeshje ku të dyja duan të marrin maksimumin. Ndaj thashë që kjo përballje është e ngjashme me atë të dy viteve më parë, pasi gjithçka varet nga këto 90 minuta. Janë vendimtare për objektivat e secilës.

Si ish-kapiten, a keni ndonjë këshillë. Si fitohet një duel për titullin?

Të them të drejtën, unë ndonjë këshillë edhe mund ta jepja, por jam i bindur se, me gjithë ata lojtarë me eksperiencë që ka Skënderbeu në grup, me mënyrën sesi funksionon ai klub, e dinë sesi fitohet. Shumë lojtarë që luajtën në Kukës në 2015-ën janë sërish në ekip dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të fituar.

bledi shkembiPara dy sezonesh, vendosi Berisha dhe Lilaj atë takim. Po nesër kush vendos?

Personalisht mendoj se i gjithë ekipi ka luajtur mjaft mirë atë ndeshje, por natyrisht që merita i takon atij që shënon. Pa ofenduar askënd, mund të them se Skënderbeu i dy viteve të fundit ishte më i fortë dhe më i qëndrueshëm në lojë.

Këtë sezon, Skënderbeu ka pasur shumë luhatje gjatë pjesës së parë të kampionatit dhe kjo i ka sjellë në këto situata. Por, mund të them me bindje se Skënderbeu ka ekipin më të mirë në Shqipëri në bazë të elementëve që ka në përbërje.

Fazën e katërt, bardhekuqtë kanë shkëlqyer me shtatë fitore. Mendoni se Daja i rilindi korçarët?

Sigurisht, ecuria e Skënderbeut ka qenë shumë e mirë këtë fazë dhe ekipi po vijon të punojë shumë mirë. Mendoj se Daja ka bërë gjithçka mirë, por edhe lojtarët janë vënë plotësisht në dispozicion të tij, duke dhënë maksimumin e tyre për të qenë brenda objektivit.shkembi championsPër të kaluar te pyetja direkte: kush fiton të shtunë?

Jam i bindur dhe besimplotë se Skënderbeu do të fitojë në ndeshjen e së shtunës. Është ekipi më i mirë i kampionatit dhe ka eksperiencën e duhur për ta arritur këtë fitore. Grinta dhe shpirti i ekipit do të jetë çelësi i suksesit për ekipin, ndërsa mendoj se ndeshjen do ta vendosë reparti i sulmit te Skënderbeu. Duke filluar me Gavazajn, Latifin që po kalon një formë të mirë së bashku me Xhejmsin, por edhe Salihi nëse ia del për të qenë në fushë ditën e ndeshjes.

Kjo do të jetë ndeshja përcaktuese e sezonit?

Për mendimin tim po, Skënderbeu dhe Kukësi do të ndajnë shumë gjëra në këtë takim. Jam i mendimit se kush ekip do të fitojë, me 90% do të jetë kampion i Shqipërisë

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"