Shkëmbi: Kualifikimi në Kupë na bën mirë dhe në kampionat, ja objektivat e Dinamos këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 14:00

Shkëmbi: Kualifikimi në Kupë na bën mirë dhe në kampionat, ja objektivat e Dinamos këtë sezon

Ditën e nesërme, Tirana dhe Dinamo do të luajnë derbin e tretë në vetëm pak javë për të mbyllur një triologji që do të përcakonte skuadrën që do të kalojë në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë.

Shkembi Dinamo

Blutë vijnë si favorit në këtë ndeshje pasi kanë triumfuar në sfidën me rezultatin 2-0, ndërsa bardheblutë vijnë pa presion pasi në sfidën e fundit në kampionat i shënuan plot 4 gola “nëndetëses”. Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, në konferencën për shtyp prag sfidës me Tiranën, duke u shprehur se kjo ndeshje do të jetë mjaft e dobishme për të gjetur dhe vazhdimësinë në kampionat.

“Pushimi erdhi në momentin e duhur për disa lojtarë për gjendjen fizike që kishim. Kemi rikuperuar disa lojtarë, por edhe nga ana psikologjike ky pushim na bën mirë. Gjendja është pak më mirë, rikthehet Sofranak. Objektivi minimal është Europa, kjo është dëshira.

Synimi nesër është të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të kualifikohemi, e pastaj të mendojmë për kampionatian dhe për t’u afruar me kreun. Pas rezultateve jo të mira nuk është e thjeshtë situata, por kemi në ekip lojtarë me eksperiencë që kanë provuar shumë rezultate gjatë karrierës.

Koha e pushimit na bëri mirë për të harruar dhe për t’u fokusuar te ndeshja nesër. Gjithmonë mendja është te ndeshja e radhës, kualifikimi do të na bëjë të ndjehemi mirë edhe në kampionat”, u shpreh Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"