Shkëmbi “kërkon” një ndihmë ekstra ndaj Luftëtarit: Shpresoj të kemi edhe fatin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 20:35

Shkëmbi “kërkon” një ndihmë ekstra ndaj Luftëtarit: Shpresoj të kemi edhe fatin…

Bledi Shkëmbi ka folur për “RTSH” përpara ndeshjes që Teuta do të zhvilloi ditën e nesërme me Luftëtarin në Gjirokastër. Korçari shprehet optimist dhe “kërkon” edhe ndihmën e fatit. Gjithashtu tekniku prek edhe humbjen me Kukësin.

shkembi

Kukësi

“Nuk e nisëm mirë takimin me Kukësin. U munduam të futeshim në lojë rreth minutës së 25-30. Patëm dëshirë ta ndryshonim takimin, patëm edhe raste por nuk arritëm të shënonim. Ekipi nuk luajti nga fillimi deri në fund siç ne do të dëshironim të luanim. Them se nuk e meritonim të humbnim, por futbolli ky është.”

Luftëtari

“E kanë nisur keq dhe kjo është e vërtetë. Ne duhet të paraqitemi siç duhet, shkojmë për të fituar dhe për të luajtur futboll. Shpresoj që të kemi edhe pak fat për rastet që do të paraqiten.”

Formacioni

“Të gjithë janë gati dhe nuk kanë rëndësi emrat. Nesër do të vendos për formacionin, por me rëndësi është që të gjithë janë në formë të mirë dhe kanë dëshirë për të fituar.”

Mezani

“Nuk e di si do të luajë Luftëtari, por di të them që ata kanë bërë ndeshje të mira pavarësisht humbjeve. Nuk e vë në dyshim që do të jetë ndeshje e vështirë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"