Shkëmbi: Kam hall golin, por ia dalim në Gjirokastër

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 22, 2018 | 11:49

Shkëmbi: Kam hall golin, por ia dalim në Gjirokastër

Fitore, fitore dhe vetëm fitore! Këtë fjalë ka në mendje dhe e shpreh hapur trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi. Pasditen e të premtes, Teuta është nisur drejt Gjirokastrës, ku do të ketë përballë Luftëtarin e vendit të fundit. Tekniku korçar, në një prononcim për “Panorama Sport”, flet për gjendjen e ekipit dhe ndeshjen e së shtunës ndaj një kundërshtari që e vlerëson në maksimum.

shkembi

“Grupi është i plotë. Java që lamë pas ishte e rëndësishme për disa lojtarë, që për fatin tonë të mirë janë të gatshëm si pjesa tjetër e ekipit për ndeshjen me Luftëtarin. Pavarësisht ecurisë së tyre ku nuk kanë arritur të marrin ende pikë, mendoj që Luftëtari është një ekip i fortë, që zhvillon një futboll të mirë dhe nuk na pret një ndeshje e lehtë. Do të jetë një takim shumë i luftuar në  çdo aspekt”, është shprehur në fillim Shkëmbi. Skuadra durrsake ka zhvilluar edhe një stërvitje dje në Gjirokastër.

shkembi
“Kemi punuar të gjithë së bashku për ta përgatitur sa më mirë takimin ndaj Luftëtarit. Është normale që pas një gabimi që bën, mundohesh ta rregullosh, prandaj shpresoj që nesër (sot) çdo gjë të shkojë ashtu siç duhet. Vazhdojmë të kemi ngërç te shënimi i golave dhe si në çdo fushë tjetër, receta më e mirë është puna, çka nuk ka munguar te ne. Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë në repartin ofensiv që të dalim sa më shumë para portës, të krijojmë sa më shumë raste dhe të shënojmë. Shpresoj që këtë herë të kemi edhe fatin në anën tonë”, rrëfen trajneri.

teuta1

Shkëmbi nuk pranon barazimin, por shprehet se fitorja është alternativa e vetme për Teutën. Skuadra po ambientohet dhe mendoj që duhet t’i fitojmë ndeshjet, duke dhuruar një futboll të mirë dhe sulmues që në fund të sjellin rezultatet pozitive. Jemi të vetëdijshëm për takimet që na presin dhe vështirësitë që ato rezervojnë. Ne i marrim takimet një nga një dhe jam i bindur që të gjithë lojtarët e mi janë të gatshëm dhe të aftë për të luajtur në çdo takim dhe për të marrë rezultat në secilën prej ndeshjeve. Ju siguroj se hyjmë në fushën e lojës me dëshirë dhe ide të qarta: vetëm për të fituar ndeshjen”, mbylli ligjërimin e tij, trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi.

ANARILDO ALIA






www.minuta90.com