Shkëmbi ka fiksuar formacionin tip te Dinamo, edhe me Laçin do luajë “ekipi fitues”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 16:31

Shkëmbi ka fiksuar formacionin tip te Dinamo, edhe me Laçin do luajë “ekipi fitues”

Një ekip që ndryshon nuk fitohet. Bledi Shkëmbi i qëndron besnik kësaj ideje ndaj Dinamo pritet të luajë të premten ndaj Laçit me të njëjtin formacion që nisi kampionatin dhe fitoi ndeshjen hapëse me Kastriotin. Grupi i futbollistëve është i plotë dhe trajneri Shkëmbi i mbetet besnik 11-shes që ka fiksuar gjatë përgatitjeve verore dhe që pritet të konsolidohet më shumë nga java në javë.

Dinamo festa

Sulmuesi Çinedu debutoi në Superiore me një dygolësh dhe do të udhëheqë sulmin blu edhe në sfidën e kësaj jave. Pas tij do të jenë sërish treshja e përbërë nga kapiteni Ibraimi, Mihana dhe Gavazaj.

Edhe pjesa tjetër është po ajo, me Demirin dhe Sidiben në mesfushë dhe Siljanovskin, Sofranakun, Imamin, Isaevskin në mbrojtje, si dhe Harizajn në portë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"