Shkëmbi: Jam i kënaqur me futbollistët, për tensionin pyesni ata që e krijuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2018 | 19:13

Shkëmbi: Jam i kënaqur me futbollistët, për tensionin pyesni ata që e krijuan

Ka përfunduar mes kaosit dhe nervave ndeshja midis Flamurtarit dhe Teutës me rezultatin e barabartë 1 me 1. Pas ndeshjes për mikrofonat e “Supersport” foli dhe trajneri Bledi Shkëmbi i cili tha:

bandicam 2018-10-27 19-09-20-054

Një barazim, i kënaqur apo me pengun që mund të kishit marrë më shumë?

Jam i kënaqur me futbollistët, me atë që dhanë në fushë, sidomos pas shënimit të golit. Pas pësimit të golit, futbollistët u munduan të luajnë dhe të bënin ato që ne kemi bërë në stërvitje. Barazimi në një ndeshje jashtë nuk është keq, por patëm raste për ta fituar. Rezultati ishte “ok” sepse edhe Flamurtari pati rast.

Pse mendoni se u tensionua situata?

Për këtë duhen të pyeten ata që tensionuan situatën. Kjo pyetje nuk na takon neve sepse ishim të qetë. Ne e dimë se duke tensionuar nuk fitohet.

Skuadra shprehet më mirë në fushë. Mendoni se me lëvizjet taktike kjo do të jetë skuadra përgjatë gjithë kampionatit?

Po është e vërtetë. Duke luajtur me këtë rreshtim taktik ka qenë dëshira ime që në fillim kur erdha te Teuta. Është e vërtetë që shprehemi mirë dhe dëshira ime është që ekipi të ketë një fizionomi loje. Shpresoj të vazhdojmë kështu gjithmonë duke parë edhe lojtarët që kam në dispozicion.

Ekzekutimi i golit, diçka e studiuar?

Goli ishte plotësisht meritë e Prognit. Ai është stërvitur për goditjet e dënimit në stërvitje dhe sot e realizoi.

I keni përballuar në një farë mënyrë të gjitha ndaj Prognit. Mendoni se tani është futur në shina?

Me Prognin në fillim të gjithë nuk kemi qenë të kënaqur. Jo vetëm unë por edhe klubi besuam se ai do të kthehej. Të gjithë e dinë se në një vit futbollistik ka periudha të vështira.

Spostimi i Sidibe. Mendoni se do të realizojë ta bëjë këtë rol?

Është e vërtetë që ndoshta në pozicionin e ri nuk bëri atë që duhet të bëjë në fazën ofensive. Por jam i kënaqur nga ai, ka dhënë maksimumin. Ai është stërvitur vetëm 3 ditë me ekipin dhe kur kemi punuar taktikisht i bie që vetëm dy ditë. Do të punojmë më shumë që ta realizojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"