Shkëmbi: Ishim pranë krizës, por tani e shoh Teutën mes ekipeve më të mira. Ja ç’duhet të rregullojmë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 2, 2018 | 21:56

Shkëmbi: Ishim pranë krizës, por tani e shoh Teutën mes ekipeve më të mira. Ja ç’duhet të rregullojmë

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, në intervistën për Supersport pas fitores me Kamzën, deklaroi se ishte i kënaqur për këtë fitore, pas 2 barazimeve të para, dhe tha se këto ditë që ka pushim skuadra, do i shërbejnë për të rregulluar disa defekte.

shkembi

Diferenca të pakta në këtë fillim kampionati?

Patjetër, sot ishte e treta e vërteta. E kërkuam fitoren, e arritëm, dhe kjo arrihet edhe kur nuk luajmë në maksimale. Sot ishin të rëndësishme tre pikët.

Po prisnit rastin për ta goditur Kamzën…

Duhej të ishim të kujdesshëm, pasi e njohim Kamzën. Pjesa sulmuese, është nga më të mirët e këtij kampionati. Mendoj, se pjesën e dytë, kërkuam më shumë dhe e merituam. Futbollistët u liruan edhe nga ana psikologjike, pas dy barazimesh. Një barazim apo një humbje, mund të futeshim në një mini krizë.

Kalendari nuk ju ka favorizuar. Ku do punoni në këto ditë pushimi?

Kemi 10 ditë që mund t’i shfrytëzojmë, ku disa nga lojtarët kryesorë do të rrisin gjendjen fizike, që nuk janë në gjendjen më të mirë. Do bëhemi akoma më shumë ekip, pasi pak kohë kemi që luajmë bashkë. Duhet që të stërvitemi më shumë me njëri-tjetrin.

Meqë Osmani dhe Bicaj nuk janë ende aq mirë, deri në fund nuk do pësosh asnjë gol i bie. Eksperienca në mbrojtje ju jep një siguri. Kamza nuk krijoi asnjë rast të pastër…

Është e vërtetë, Hidi, bashkë me Osmanin dhe Bicin, janë një shtyllë e fortë, shtylla kryesore e ekipit. Edhe Osmani dhe Bici, edhe pse në një gjendje jo të mirë fizike, mendoj se kanë bërë ndeshje të mira. Gjithsesi, ata duhet të përmirësohen. Kemi punë për të bërë, edhe tek pasimi i fundit, këtu është edhe problemi ynë më i madh.

Do doje të kishe Hidin në portë, apo një sulmues të bënte golat?

Do doja Islin në portë. Ai na ka ndihmuar shumë, por jo vetëm ai, edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë, na kanë ndihmuar shumë. Edhe jashtë fushe, prej përvojës së tyre.

Gjatë kësaj jave, Gjergji shpresoj të jesh gëzuar, pasi mua nuk më ke takuar asnjëherë, ndërsa Devollin e ke takuar. Latifit i besoj, sepse e di çfarë niveli kanë lojtarët e mi. Për të humbur një lojtar, është e thjeshtë, por për ta fituar, është tej mase e vështirë.

Si e sheh Teutën, jeni për kampion?

Duke kaluar javë pas jave, mendoj se do jemi një nga ekipet më të mira të Superiores. Por, nuk e them se kam një ekip për kampion.





www.minuta90.com