Shkëmbi: Ishim dobët në mbrojtje, por ndodh të fitosh edhe kur luan keq. Ky është futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 16:22

Shkëmbi: Ishim dobët në mbrojtje, por ndodh të fitosh edhe kur luan keq. Ky është futbolli

Pas ndeshjes për “Supersport” ka folur dhe trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi i cili u shpreh:

bandicam 2018-11-02 16-18-03-491

Sa mendove që skuadra do e përmbyste rezultatin?

Nuk e besoj shumë nga mënyra si po luanim. Doja të paktën të shënonim një gol. Nuk ishte një ndeshje e mirë, por ishte meritë e lojtarëve që luftuan dhe besuan deri në fund. Ishte meritë edhe e Islit që na shpëtoi në dy tre raste.

Nota që do i vendosje mbrojtjes?

Nuk bëmë një lojë të mirë në mbrojtje sidomos dy qendrat. Ishin të shpërqendruar, i pashë gjatë gjithë lojës. Është fat i madh që në një mënyrë të tille loje të arrish të fitosh.

Pse kaq shumë haluciancione te Teuta?

Ndoshta e filluam mirë, pastaj shumë dobët, por e thash që më shumë ishte një shpërqendrim sidomos pas pësimit të golit. Gabonim dhe pasimet më të thjeshta, por mendoj se gjatë lojës nuk mund të ndryshojë shumë një futbollist. Të fitosh ndeshje në këtë mënyrë që luajtëm sot është gjë e madhe.

Vetëbesimi që keni krijuar si skuadër. Lojtarët kryesorë në mbrojtje, sidomos Bici ka shumë probleme. Edhe kur jeni në avantazh Bici gabon në dy momente…

Është e vërtetë, jam dakord. Ndodh të fitosh edhe kur luan keq. Futbolli kështu është. Jam dakord me ju, por jo vetëm Bici, por pothuajse gjithë mbrojtja. Mendoj se ishte më shumë ana psikologjike. Është gjë e mirë që lojtarët me eksperiencë pavarësisht gabimeve vazhdojnë të kenë besim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"