Shkëmbi i zhgënjyer: Bëjmë gabime elementare, Teuta nuk bëri sa duhet për të fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 15:18

Shkëmbi i zhgënjyer: Bëjmë gabime elementare, Teuta nuk bëri sa duhet për të fituar

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për “Supersport” pas barazimit në fushën e Bylisit.

shkembi

Shkëmbi u shpreh se ekipi i tij ka problem psikologjik, dhe kur pa trysni, gabon edhe gjërat elementare, dhe nuk i pëlqen fakti që nuk po shënon gjithë këto javë.

Herë dominuat, por edhe Bylisi dominoi. Pse kaq oshilacione?

E nisëm mirë të parën, më pas fundi i të parës nuk ishte me ritmin e duhur. Të dytën nuk e nisëm mirë, dhe me kalimin e kohës, ndodhi e kundërta. Edhe pse ishte me 10 lojtarë Bylisi, nuk bëmë aq shumë për të fituar një ndeshje.

Golat një problem te ju. Çfarë ndodh me lojtarët?

Ndoshta është një problem psikologjik më shumë, jo një problem rreshtimi, me 2, 3 apo 4 sulmues. E shoh ekipin në presion, dhe kur Bylisi ishte me 10 vetë, bëmë vetëm një dalje të rrjedhshme. Pjesa tjetër ishte dëshirë, asgjë tjetër.

Akoma nuk është gjetur një lojtar sulmi i mirë, për të arritur te objektivat. Ishit më mirë kur edhe kundërshtari ishte me 11 vetë në fushë…

Jam i bindur që nuk është vetëkënaqësi, dhe nuk më vjen mirë për këtë. Është më shumë një problem psikologjik. Është një presion që ka ekipi, për të fituar ndeshjen, dhe gjërat më elementare nuk i bëjmë si duhet. Zhbilancohemi edhe prapa, pasi rrezikohemi edhe kur kundërshtari është me një lojtar më pak.

Trysni për kreun, apo ka ndërhyrje nga jashtë?

Nuk ka presion nga jashtë apo për kampion, por dëshira për t’u rikthyer te fitorja, është problemi kryesor. Dëshira e tepërt bën të mos kemi qetësinë e duhur.

Çfarë i mungon skuadrës në këto momente?

Do doja të ishte rastësi, por nuk më pëlqen që po zgjat shumë. Të paktën, duhej të shënonim më shumë. Kemi pasur raste, por jam i sigurt që është problem psikologjik. Disa lojtarë në sulm nuk janë as në maksimumin e formës së tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"