Shkëmbi i kërkon një “nder” Tiranës: Ishalla e shikojnë sërish Dinamon si të vogël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 14:16

Shkëmbi i kërkon një “nder” Tiranës: Ishalla e shikojnë sërish Dinamon si të vogël

Dinamo do të ndeshet sërish me Tiranën ditën e nesërme duke mbyllur sfidën e dytë në pak ditë për dy skuadra e kryeqytetit. Në prag të sfidës së nesërme, trajneri Bledi Shkëmbi në konferencën për shtyp, u shpreh se blutë kanë filluar të mbajnë ritmin e vazhdimësisë, dhe kërkoj që Tirana t’i shohë sërish si të vegjël.

shkembi

Fitorja në Kupë? ”Kjo fitore na jep më shumë moral dhe qetësi. Jemi të bindur që ndeshja e kampionatit ndryshon nga ajo e Kupës. Në futboll dëmtimet ndodhin, fat i keq për ne, por lojtarët që do të luajnë do të bëjnë mirë. Ne do të rritemi ditë pas dite, ndeshje pas ndeshje. Vazhdoj të them se kemi bërë një kampionat të mirë sa i përket lojërave, do të donim të kishim më shumë pikë. Kemi humbur pikë edhe për gabimet tona, por në fund të kampionatit çdo ekip do të marrë atë që meriton.

Mungesat e Tiranës? Nuk ka favorizim, nuk më intereson kush luan apo mungon te kundërshtari. Janë ekipe që kanë 20 lojtarë dhe lojtarët që luajnë duhet të bëjnë maksimumin

Në futboll është fusha që tregon çdo gjë, Skuka bëri shumë mirë dhe na ka dhënë shpresa për përmirësim. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Ajo çka bëri Skuka nuk ishte gjithçka, duhet të bëjë akoma më shumë Skuka dhe i gjithë ekipi.

Varet si shikohet ndeshja. Unë dy të fundit në kamponat dhe të Kupës i cilësoj si më të mirat. Është gjë tjetër të humbësh dhe gjë tjetër të bësh analizën e ekipit. Më mirë se trajneri s’e bën dot askush analizën pasi i shikon lojtarët çdo ditë në ça forme janë. Jam i kënaqur me ekipin, po kapim vazhdimësinë, gjatë 90 minuta dje çdo ndeshje që po vjen do të jetë dhe më e mirë.

Dëgjoj shumë se Tiranën e nënvlerësojmë, Tirana s’po luante me ekipin e kalamajve, por me Dinamon. Po luan me lojtarin më të mirë të Superiores. Ishalla na shikon Tirana dhe nesër si të vegjël, por duke i rikthyer dhe një herë që do të jetë ndeshje tjetër, pasi Tirana do të kërkojë të reagojë, por ne ne do të bëjmë akoma më mirë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"