Shkëmbi i ka idetë e qarta, Dinamo ndryshon skemën për derbin me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 9:15

Shkëmbi i ka idetë e qarta, Dinamo ndryshon skemën për derbin me Tiranën

Mbrëmjen e sotme, Tirana dhe Dinamo do të luajnë derbin e tretë brenda pak javëve, por situata dhe objektivat e vetë klubeve e bëjnë këtë ndeshje edhe më të zjarrtë.

dinamo

Dinamo pritet që të zbresë në fushë me një skemë të re loje, që është provuar gjatë periudhës së ndërprerjes së kampionatit. Blutë do të luajnë me skemën 3-5-2, pra me dy sulmues, edhe pse e kanë fituar ndeshjen e parë dhe mjafton të ruajnë rezultatin.

fm

Mungesat nuk i janë ndarë Dinamos gjatë gjithë kohës. Jashtë skuadre mbeten Harizaj, Sidibe dhe Haxhiu, ndërkohë që Redon Mihana do ta nisë nga stoli, ashtu si dhe Enis Gavazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"