Shkëmbi gjen sulmuesin, ish-futbollisti i Torinës në provë tek Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 20:45

Shkëmbi gjen sulmuesin, ish-futbollisti i Torinës në provë tek Teuta

Dëshira e stafit teknik të Teutës ishte përforcimi i repartit të avancuar dhe të premten me skuadrën u bashkua sulmuesi senegalez Boubakar Traore.

LAPR0601-kp1H-U150564504379R4E-620x349@Gazzetta-Web_articolo

20-vjeçari, i rritur te të rinjtë e Torinos, vjen me petkun e një talenti, megjithatë drejtuesit kanë gjetur marrëveshjen që fillimisht ai të jetë për provë, më pas fjalën përfundimtare do ta japë trajneri Shkëmbi. Traore është një sulmuese qendre, por mund të luajë pa problem edhe në krahun e djathtë dhe sulmues i dytë.
sked4
sked3

. Pas shkëlqimit te të rinjtë e Torinos, karriera e tij pësoi një rënie, megjithatë ai shpreson të shpërthejë sërish dhe Teuta është klubi ideal. Traore e ka mbyllur sezonin në Maltë te Tarxien Rainboës, klub me të cilin u bashkua në muajin mars dhe arriti të shënojë një gol në 5 takime. Më herët 20- vjeçari ka qenë pjesë e “Tuttocuoio” në Serinë C, por aty nuk ka pasur hapësira për të treguar vlerat e tij.

Përveç sulmuesit senegalez, te Teuta janë edhe disa lojtarë të tjerë në provë, ku bën pjesë edhe Mustafa Xhixhiua, i cili në gjysmën e dytë të sezonit të fundit arriti të tregonte vlerat e tij tek Erzeni duke shënuar 8 gola në 14 ndeshje. Në rast se të dy sulmuesit bindin stafin teknik gjatë kësaj periudhe, Teuta do të kishte një sulm të frikshëm.

Aktualisht, reparti i sulmit përbëhet vetëm nga Amadu Latif dhe Jurgen Peqini. Sa u përket përgatitjeve, Teuta vazhdon me intensitet duke punuar me dy seanca stërvitore në ditë. Gjatë kësaj periudhe, stafi teknik do të punojë fort me lojtarët, në mënyrë që ata të arrijnë formën fizike pas një pushimi absolut.

DRILON XHEPOLLARI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"