Shkëmbi: Gabova me rreshtimin e skuadrës, merituam të humbisnim si e nisëm lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 21:08

Shkëmbi: Gabova me rreshtimin e skuadrës, merituam të humbisnim si e nisëm lojën

Teuta u mposht nga Kukësi me rezultati 0-1. Trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ku tregoi se skuadra e nisi keq ndeshjen për shkak të ndryshimit të rreshtimit. Korçari i mori vetë përgjegjësitë e humbjes dhe tregoi arsyen pse ekipi u mposht në sfidën e sotme.

bandicam 2018-09-15 20-59-48-144

Jeni i kënaqur me lojën?

Dua të falenderoj futbollistët që dhanë maksimumin. Te pjesa e dytë kemi pasur raste për të barazuar rezultatin. E filluam keq lojën. 20-25 minutat e para ishit të dobëta për ne

Ndryshimet në formacion…

Mendoj që ndoshta është edhe përgjegjësia ime. U mendova të ndryshoj në rreshtim edhe emër. Ekipi nuk funksionoi ashtu siç e mendova unë. Pashë që në rreshtimin normal ekipi u përgjigj më mirë. Kjo ka qenë arsyeja që është dhe përgjegjësia ime.

Të erdhi keq për mënyrën si e pësuat golin?

Më shumë më mërziti mënyra si e nisëm lojën. Pastaj goli nuk diskutohet, gjithmonë mërzitesh. Ndodh ndonjëherë që nga neglizhenca dhe mos përqendrimi arrin të pësosh. Merituam të humbnim si e nisëm lojën 30 minutat e para.

Keni guxuar më shumë se duhet në aktivizimin e lojtarëve sulmues… Duhet të ishit më të ekuilibruar…

Edhe vetë e pash që nuk funksionoi ashtu siç e mendova. Dëshira ishte për ta fituar. Futbollistëve iu thashë që është përgjegjësia ime që zgjodha të luaja në atë mënyrë në pjesën e parë.

Pse menduan të ndryshonit?

Mendova të luaja me 2 sulmues, plus Kallakun pas tyre, për shkak se Latif ndihej vetëm në ndeshjet e tjera. Patëm probleme tek të dyja fazat. Ndoshta shpërqendrimi i rreshtimit, kjo ishte arsyeja e dështimit. Nuk mund të them arsye tjetër, futbollistët u munduan. Fati te goli na shpërqendroi. Lojtarët më eksperiencë duhet të na ndihmojnë më shumë në momentet kur vuajmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"