Shkëmbi flet për të ardhmen: Nuk do të jem më pjesë e Lirisë, por do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 22:53

Shkëmbi flet për të ardhmen: Nuk do të jem më pjesë e Lirisë, por do të…

Liria Prizrenit e drejtuar nga korçari Bledi Shkëmbi ka humbur në minutën e fundit ndaj Prishtinës së Josës që rivalizon për titullin kampion. Në intervistën e pas ndeshjes, ish-kapiteni Skënderbeut, tashmë trajner, ka zbuluar edhe pak nga e ardhmja e tij.

bledi-shkembi-liria

“Prishtina kishte një motiv më të madh të kërkonte fitoren. Ne nuk arritëm të jepnim maksimumin tonë. Për sa i përket të ardhmes simë, dua t’iu them se nuk do të jem më pjesë e Lirisë por ndoshta do të qëndroj akoma në Kosovë”, u shpreh Shkëmbi. Korçari është në fillimet e tij si trajner dhe Liria i dha mundësinë atij të afirmohej në këtë profesion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"