Shkëmbi: Është Teuta që kisha ëndërruar, pretendente për titull shikoj…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 18, 2018 | 13:37

Shkëmbi: Është Teuta që kisha ëndërruar, pretendente për titull shikoj…

Tashmë Bledi Shkëmbi ka filluar një cikël të ri në jetën e tij. Pasi “vari këpucët në gozhdë” ai e nisi në Kosovë te Liria e Prizrenit ku debutoi si trajner. Tashmë është në krye të Teutës.

shkembi

Ai do ta nis karrierën e re si trajner në Shqipëri kundër Flamurtarit ditën e dielë në orën 19:45. Teuta kërkon të zhvillojë një sezon pozitiv. Për “SuperSport” korçari shpalos objektivat dhe gjendjen e ekipit. “ Mendoj se jemi mirë pas fazës përgatitore. Ishte e rëndësishme që nuk patë dëmtime. Kjo është Teuta që unë kisha ëndërruar, pasi edhe klubi më mundësoi afrimet që kisha kërkuar. Besoj se ndeshjen e parë do ta kalojmë. Jam interesuar për kundërshtarin por ne do të zhvillojmë lojën tonë dhe besoj se do t’ia dalim” u shpreh Shkëmbi.

“Duhet të mësohemi me faktin se gjithë kohës ka presion, por e rëndësishmë është që ekipi mos të mbingarkohet. E mira është ta nismi kampionatin me fitore. Kur erdha këtu nuk kisha objektiva, por thjesht të ndërtonim një skuadër ambicioze, për të rikthyer Teutën e vendeve të para, atë për të cilën unë kam luajtur” vazhdoi trajneri

Ai gjithashtu tregon edhe skuadrat pretendente për titull këtë vit. Ku normalisht korçari zgjedh Skënderbeun, ekipi që ai përfundoi karrierën por edhe fitoi shumë. “Janë disa skuadra pretendente, por unë shoh Skënderbeun si rival kryesor për titull, megjithëse kanë bërë hapa mbrapa. Të tjerët më duhet ti shoh në fushë” përfundoi Shkëmbi





www.minuta90.com