Shkëmbi: Egnatia duhet respektuar, ndaj Tiranës nuk u kualifikuam me fat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 13:21

Shkëmbi: Egnatia duhet respektuar, ndaj Tiranës nuk u kualifikuam me fat

Dinamo do të përballet ditën e nesërme me Egnatian në një sfidë mjaft të rëndësishme për të dyja skuadrat. Në konferencën për shtyp prag ndeshjes, trajneri i bluve Bledi Shkëmbi analizoi gjendjen momentale të ekipit të tij, mungesat e mundshme si dhe komentoi kualifikimin në Kupë me Tiranën.

shkembi

Lodhja: ‘’Shpresoj që mos të ndikojë ndeshja me Tiranën pasi është normale pas 120 minutash, lodhje fizike dhe psikologjike, por jemi në një moment që nuk duhet të shfajësohemi për asgjë, nuk duhet të mendojmë për lodhje por duhet të bëjmë maksimumin për tu kthyer te fitore në kampionat’’.

Fryma: ‘’Duhet të ndryshojmë shumë, sidomos karakterin në momente të veçanta gjatë ndeshjen, por dhe besimin. E mira do të ishte që çdo ekip të kishte stadiumin e tij, por nuk është justifikim për dy ndeshjet e dobëta që kemi luajtur’’.

Egnatia: ‘’Egnatia është një ndër kundërshtarët më të vështire me trajner me eksperiencë që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Do ta kemi të vështirë. Kemi pasur fatin ta shohim pas çdo javer, dhe ata neve, por pak rëndësi ka sepse duhet të ndryshojmë mënyrën si kemi luajtur, pasi kemi mundësi dhe cilësi për tu kthyer te fitoret’’.

Frikë: ‘’Nuk i druhem Egnatias pasi në futboll ndodh që një skuadër mund kipcin më të mirë të kampionati dhe ti mund ta mundësh, por me rezultatet që ka treguar Egnatia duhet respektuar dhe duhet të japim 100% për fitoren’’.

Mungesat: ‘’Do të mungojnë Haxhiu dhe Sidibe, ndërsa sot do të shohim gjendjen e lotjarëve që patën problem në Kupë. Kam bërë një analizë, kemi folur dhe me djemtë, me Tiranën kemi bërë ndeshjet më të dobëta që në miqësore, por meritojnë komplimente për kualifikimin, kundër një kundërshtari shumë të fortë që nuk njeh humbje. Në ndeshjen e parë bëmë shumë mirë, në ndeshjen e dytë jo. Nuk u kualifikim me fat, por luajtëm mirë në ndeshje3n e parë dhe merite e gjuajtjes së penalltive dhe portierit Bakaj që priti disa penallti’’.

Ndryshimi skemës: ‘’Skemën e kemi ndryshuar vetëm në ndeshjen e fundit. Nuk patëm probleme sa i përket rreshtimit, deri në pësimin e golit të parë ku kishte një mos komunikim të lojtarëve. Më shumë patëm probleme te impenjimi, pasi rezultati i ndeshjes së parë na bëri të fjetur. Do mundohemi t’i marrim vetëm anën pozitive kësaj ndeshje, kualifikimin’’.

Finale: ‘’Në fakt nuk mund ta quaj finale, por është ndeshje shumë e rëndësishme për ne duhet të gjejmë vazhdimësinë dhe kjo vjen me rezultatet pozitive. Një fitore nesër na bën mirë nga ana piskologjike, dhe jemi gati për të bërë një ndeshje të mirë dhe në fund me pak fat të marrim 3 pikë’’.

Ibraimi: ‘’Është normale që në një klub duhet të marrin të gjithë përgjegjësi nga trajneri i pari. Kapiteni është lojtar me eksperiencë dhe e di se çfarë ka dashur të thotë, sa më shumë përgjegjës të ketë në ekip, do të jetë më e lehtë për të gjithë’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"