Shkëmbi e mbyll me barazim kampionatin me Lirinë, vetëm vendi i shtatë në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 20:01

Shkëmbi e mbyll me barazim kampionatin me Lirinë, vetëm vendi i shtatë në renditje

U luajtën sot dy nga ndeshjet e javës së fundit në Superligën e Kosovës. Liria e Bledi Shkëmbit, barazoi në transfertë 1-1 me Drenicën, dhe e mbyllin në kuota të barabarta pikësh, përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë, me 48 pikë.

32949480-1800671393329524-6884596390941425664-n_1526747888-6280762

Edhe takimi tjetër, mes Vëllaznimit dhe Gjilanit, përfundoi në barazim, por pa gola. Gjilani e mbyll në vendin e tetë, me 46 pikë, dhe mbijeton, ndërsa Vëllaznimi i 9-ti, me 44 pikë, i duhet të luajë në “play-out”.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"