Shkëmbi: Duhet të kishim 6 pikë, jam trajner i ri dhe do mësoj ta lexoj më shpejt lojën

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 24, 2018 | 22:00

Shkëmbi: Duhet të kishim 6 pikë, jam trajner i ri dhe do mësoj ta lexoj më shpejt lojën

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për mikfrononin e Supersport pas ndeshjes ku komentoi rastin e humbur nga Latif, gjithsesi tekniku i durrsakëve, u shpreh i kënaqur nga ajo që skuadra shfaqi në fushën e lojës. Shkëmbi tregoi që me pak fat, skuadra mund të kishte 6 pikë.

bandicam 2018-08-24 21-51-22-366

Dy ndeshje pa gola, e shikon gotën gjysëm plot, apo gjysëm bosh?

Do të preferoja të shënoja 2 dhe të pësoja 1. Kemi bërë ndeshje të mira. Kemi ardhur për të fituar në Tirana. Një kundërshtar shumë i fortë. Na i bëri më të vështirë ndeshjen. Jo gjithmonë fitohet. Kur barazon dhe me lojë të mirë, gjysma e të keqës. Ekipi po luan ashtu sicc stafi e mendon. Jemi atje ku duhet, duhet të jemi më të kujdesshëm para portës.

Dëshpërimi për rastin e humbur?

Më vjen keq për Latifin, sepse e vuan shumë. Ne nuk dua ta bëjmë të vuajë.

Të pëlqen Teuta, apo duhet ende kohë?

Në 2 ndeshjet e para më pëlqen, por duhet të rregullojmë disa gjëra akoma më shumë.

Një pikë në transfertë nuk është aspak keq. Latif i ka dhënë sinjalet që nuk është bomber race, që të zgjidh hallet. Teuta ka humbur topa të rrezikshëm në afërsi të zonës, duke i dhënë mundësi Tiranës të rrezikonte… 

Është e vërtetë. Për pjesën sulmues, me rastet e humbura, duhet të kishim 6 pikë ose 4. Unë vazhdoj të them, se kam besim te sulmuesit. Kemi kërkuar edhe ndonjë sulmues, por të gjesh bombera është e vështirë. Me lojtarët që kemi duhet të zgjidhim. Do të vazhdojë të shënojë gola, duke qenë sulmuesi më i mirë. Kërkoj që të luajë me topin poshtë nga portieri. E di që mund ta humbim, por pa rrezik nuk ka lojë të bukur.

Me ndryshimin e modulit të lojës së Tiranës, duhet të ishit përshtatur më shpejt me skemën e kundërshtarit…

Shumë e drejtë. Patë një 10 minutësh që e vuajtëm. Në fushë lojtarët me eksperiencë duhet t’i japin drejtim. Patëm fat që nuk pësuam gol. Jam trajner i rri, do mësoj, nga këto situata.

Roli i Krujës duket shumë pozitiv. Nga krahu i majtë jep më shumë rendimend…

Kruja  ka pasur rritje. Në ndeshjen e parë nuk ishte aty ku duhet. Do na ndihmojë shumë, ka të dhëna të admirueshme. Mendoj do jetë një nga lojtarët kryesor.

Për momentin e rastit të humbur të Latif…

Me pëlqeu kombinim Hakaj, Kruja, Avdyli. Më ka rastisur e mua të humb nga ato rastet. Kam qenë pak më teknik se Latif, po edhe rrallë shkoja në ato zona.






www.minuta90.com