Shkëmbi dhe Vrapi prezantohen tek Teuta, trajneri: Emocion të jem këtu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 22:36

Shkëmbi dhe Vrapi prezantohen tek Teuta, trajneri: Emocion të jem këtu…

Teuta ka zbritur sot në fushë, teksa është drejtuar nga një staf krejtësisht i ri. Bledi Shkëmbi rikthehet në Durrës pas një dekade, këtë herë si trajner. E njëjta gjë edhe për Endri Vrapin, i cili do të mbaj detyrën e zv.trajnerit. Dikur të udhëhequr nga Starova, ish-fantazisti dhe ish-mbrojtësi dilnin nënkampionë me Teutën.

shkembi teutaa

“Është një emocion dhe kënaqësi të jem këtu, por edhe përgjegjësi, e cila sa vjen dhe do të shtohet. Vi në një klub ku unë kam bërë hapin e duhur për karrierën time si futbollist dhe shpresoj të bëjë të njëjtën gjë edhe si trajner. Falenderoj klubin, presidentin Hasanbelliu për mundësinë që më dha dhe shpresoj t’ia shpërblej siç duhet”, – ka thënë Shkëmbi ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Ndërsa Vrapi ka zgjedhur të njoftoj miqtë e tij përmes “Facebook”-ut për mbylljen e karrierës. “Nga sot jam shkëputur nga futbolli i luajtur, por kam nisur një aventurë të re si zëvendëstrajner i ekipit të Teutës. Dua të falënderoj stafin e ekipit që më dhanë besimin për të qenë pjesë e punës së tyre me në krye Bledi Shkëmbin, Iris Selimin dhe presidentin Edmond Hasanbelliu”, – shkruante Vrapi në profilin e tij zyrtar.

shkembi teuta hasanbelliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"