Shkëlqyen në Kategorinë Superiore, dy yjet e Apolonisë mbeten… pezull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2021 | 22:27

Shkëlqyen në Kategorinë Superiore, dy yjet e Apolonisë mbeten… pezull

Mario Gjata dhe Redon Mihana kanë qenë dy nga futbollistët më të lakuar të kësaj merkatoje verore, madje dëshirë e shumë ekipeve elitare, por klubi fierak vendosi barrikadën kufizuese për skuadrat e interesuara: ata do të shiten jashtë Shqipërisë!

Mihana-Gjata

Për të dy lojtarët u fol gjatë për një kalim të mundshëm në Zvicër ose në Belgjikë, por gjer tani gjithçka është në ajër. Nga ana e menaxherëve dhe drejtuesve të klubit fierakë, dy lojtarëve përditë u thuhet:

“E mbyllim këto ditë!” Por, asgjë konkrete nuk ka. Dhe të mendosh që bëhet fjalë për dy elementë cilësorë, të cilët do t’i dëshironte të gjitha ekipet e Superiores për t’i pasur në organikë.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"