Shkëlqyen në arenën ndërkombëtare në volejboll, Donald Suxho dhe Erblira Bici nderohen me titullin e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 19:01

Shkëlqyen në arenën ndërkombëtare në volejboll, Donald Suxho dhe Erblira Bici nderohen me titullin e veçantë

Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur që të nderojë dy figura të rëndësishme të volejbollit në vendin tonë, emra të cilët kanë bërë emër edhe në arenën ndërkombëtare duke lënë shenjë me paraqitjet e tyre,. Donald Suxho, i cili tashmë është trajner në Kosovë, por edhe Ebrlira Bici, e cila vazhdon karrierën e saj të suksesshme në Itali, janë nderuar me titullin “Ambasador i Volejbollit Shqiptar”, që u jepet pikërisht për këtë kontribut që japin jashtë kufijve të vendit tonë.

Collage Maker-28-Jan-2023-07.00-PM

“Federata Shqiptare e Volejbollit i jep titullin “Ambasador të Volejbollit Shqiptar” dy figurave të saj të cilët me punën dhe pasionin e tyre kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë volejbollin shqiptar në nivelet më të larta europiane e ato botërore.

Ky titull honorifik jepet për Erblira Bicin dhe Donald Suxho të cilët po krijojnë ura bashkëpunimi midis klubesh dhe shoqatave shqiptare për zhvillimin e projekteve të ndryshme për sportin në përgjithësi e volejbollin në veçanti, midis vendeve ku ata zhvillojnë aktivitetet e tyre.

Federata Shqiptare e Volejbollit i uron suksese të mëtejshme në misionin e tyre.

Faleminderit kampionë!”, shkruhej në njoftimin e Federatës Shqiptare të Volejbollit.

325967397_509362404672896_618128463839899050_n 326121758_1566265113778821_8206336649564904389_n

Nuk mund të mungonin falënderimet nga kampionia Bici, e cila prej disa vitesh po spikat në volejbollin e klubeve në Itali.

“Falënderoj presidentin Erli Pëllumbi dhe Komitetin Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Volejbollit për vlerësimin. Shpresoj që kontributi im modest të ndihmojë sadopak në rritjen e volejbollit shqiptar”, shkruante sportistja shqiptare.

WhatsApp Image 2023-01-28 at 6.29.41 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"