Shkëlqimi dhe rënia e ish-mesfushorit të Teutës, tashmë punëtor ndërtimi në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 21:39

Shkëlqimi dhe rënia e ish-mesfushorit të Teutës, tashmë punëtor ndërtimi në Gjermani

Sezonin e kaluar, drejtuesit e Teutës firmosën me një 21-vjeçar, të quajtur Tarik Cmajcanin, mesfushor nga Serbia. Ai kishte kaluar edhe dy përvoja ndërkombëtare, një në Singapor e një në Armeni, para se të zbarkonte tek durrsakët.

Tarik vs Skenderbeu

Trajneri Gugash Magani në atë kohë e vlerësoi, teksa u aktivizua për 26 takime, ku shënoi edhe 2 gola përgjatë kampionatit. Gjithsesi, ai nuk vazhdoi kontratën për këtë sezon, dhe lojtari nuk ishte më në planet e drejtuesve, të cilët e lanë si një lojtar të lirë.

Cmajcanin nuk gjeti ekip tjetër, dhe u largua për në Frankfurt, Gjermani. Por, edhe atje, ai nuk gjeti ekip të ri, por përkundrazi, filloi të punonte në ndërtim. Në një foto të postuar në Instagram, ai shihet teksa ka veshur dorezat, dhe i është përveshur punës në ndërtim.

Untitled-43

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"