Shkëlqeu te Skënderbeu, sulmuesi 26-vjeçar pranë akordit me skuadrën rumune

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 23:58

Shkëlqeu te Skënderbeu, sulmuesi 26-vjeçar pranë akordit me skuadrën rumune

Një tjetër futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet kampionatit rumun. Bëhet fjalë për sulmuesin Blerim Krasniqi, që spikati te Skënderbeu 3 sezone më parë. 26-vjeçari nga Kavaja, sezonin e fundit qe pjesë e Gjilanit në Kosovë, ku u aktivizua 39 ndeshje dhe shënoi 10 gola.

blerim krasniqi

Së fundmi bëhet me dije se Krasniqi ka arritur akordin paraprak me skuadrën e Miovenit, që militon në elitën e futbollit rumun. Për sulmuesin kavajas ka pasur interes edhe nga Turqia, por duket se 26-vjeçari ka dhënë “OK”-in për të milituan në Rumani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"