Shkëlqeu si trajner i të rinjve të Bazelit, Peço e mbyll aventurën me klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 19:51

Shkëlqeu si trajner i të rinjve të Bazelit, Peço e mbyll aventurën me klubin

Arjan Peço e ka mbyllur aventurën me skuadrën U-21 të bazelit. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare që spikati si trajner i moshave të klubi zviceran, në fillim të muajit qershor ka ndërprerë marrëdhënien me Bazelin.

peco

Peço fitoi reputacion gjatë kohës që ai drejtoi skuadrën U-19, teksa në 2017 u ndesh me të rinjtë e Mançester Junajtid në Ligën e të rinjve dhe ndonëse skuadra e drejtuar nga shqiptari u mund me rezultatin 4-3, Peço mori elozhe nga specialistë të shumë se kishte ndërtuar një ekip të shkëlqyer dhe tejet premtues.

Arjan Peçoe nisi karrierën te Dinamo dhe më pas luajti me Partizanin, Delémontin, Yverdonin, Konkordian dhe Laufenin. 45 vjeçari prej vitit 2011 ka punuar me ekipet e të rinjve të Bazelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"