Shkëlqeu sezonin e kaluar, ylli i Milanit në “radarët” e skuadrës së Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 16:35

Shkëlqeu sezonin e kaluar, ylli i Milanit në “radarët” e skuadrës së Premier Ligës

Sipas mediave italiane, Milani i ka vendosur çmimin e shitjes Leaos për skuadrat e interesuara. Raportohet se kuqezinjtë kërkojnë të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet futbollistin e tyre.

LEAOOOO

Sulmuesi ka rënë në radarin e Uolverhamptonit, që po konsideron mundësinë për ta marrë në Premier Ligë. Situata po monitorohet nga menaxheri Zhorzh Mendes, i cili ka shumë lojtarë të parkuar në klubin anglez.

22-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 40 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe gjashtë asiste, por paraqitjet e tij në shumicën e rasteve kanë lënë të zhgënjyer edhe trajnerin përveç se tifozët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"