Shkëlqeu në Superiore, sulmuesi brazilian refuzon rikthimin te Kukësi. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2019 | 20:06

Shkëlqeu në Superiore, sulmuesi brazilian refuzon rikthimin te Kukësi. Ja arsyeja

Pas konfirmimit të portierit Avdyli dhe Emiljano Mustës, Kukësi synon edhe disa emra me peshë në futbollin shqiptar, si Agustin Torasa dhe një mes Sabjen Lilajt dhe Idriz Bathës.

kukesi fiton kupen

Afrimet e para të verës te Kukësi vijnë pas “eksodit” të disa titullarëve. Nga Kukësi janë larguar zyrtarisht: Arturo Rexhinaldo, Uilliam Melo, Irakli Dzaria dhe portieri Maurice Gomis. Ndaj, klubi ka nisur menjëherë punën për t’i zëvendësuar të larguarit.

Për të zëvendësuar Melon është tentuar Agustin Torasa, ndërsa në vend të Dzarias flitet Lilaj ose Batha. Zgjidhjen për Rexhinaldon Kukësi e kishte brenda tij. Bëhet fjalë për sulmuesin Roxher Xhunior, i cili bëri një kampionat të shkëlqyer.

Sulmuesi i djathtë shënoi 10 gola me krutanët, 2 nga këta në portën e Kukësit. Duke parë paraqitjen e tij, drejtuesit e Kukësit kërkojnë që ta rikthejmë brazilianin në ekip.

roxher zhunior

Por gazeta mëson se Roxher e ka refuzuar Kukësin. Pas largimit të Uilliam Melos, as Roxher nuk dëshiron të rikthehet më te Kukësi. Drejtuesit e klubit i kanë komunikuar vendimin brazilianit me qëllim që ai të rikthehet, por përgjigjja e 23-vjeçarit ka qenë negative, pasi nuk dëshiron të jetë pjesë e Kukësit.

Largimi i papritur i Melos ka ndikuar drejtpërdrejt te vendimi i tij për të refuzuar verilindorët. Mësohet se Melo i ka dhënë të gjithë opinionin e tij për Kukësin dhe i ka folur negativisht për stafin teknik, ku u duk qartë se marrëdhënia e tij më trajnerin Gjoka nuk ishte e mirë.

kastrioti

Roxher ishte ndër lojtarët që bëri kërkesë për mosrinovim automatik për sezonin e ri me Kukësin. Ndërsa automatikisht ai del lojtar i lirë dhe ka kërkuar lejen e kalimit. Melo dhe Roxher ishin dy nga afrimet më të mira të Kukësit, ku drejtori Nexhipi udhëhoqi këto dy operacione.

Të dy brazilianët shkëlqyen në sezonin e fundit, ku Melo shënoi 5 gola në 33 takime me Kukësin ndonëse e nisi si mbrojtës, ndërsa Roxher shpërtheu si i huazuar te Kastrioti duke shënuar 10 gola, në 33 ndeshje kampionat.

Skerdilaid Sulozeqi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"