Shkëlqeu në Kupë, talenti Mara: Tani ëndërroj debutimin në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 11:16

Shkëlqeu në Kupë, talenti Mara: Tani ëndërroj debutimin në Kategorinë Superiore

Autori i dy golave në takimin e djeshëm, Uerdi Mara, është mjaft i kënaqur dhe në një prononcim për mediat është shprehur:

Mara

“Mund të them se ishte një paraqitje pozitive e imja. Pas golave të shënuar, sot ndihem më lirshëm dhe më i qetë nga ana psikologjike. Them se do më shërbejnë për të ardhmen. Shpresoj që po. Uroj që ky të jetë vetëm fillimi dhe të vijnë edhe gola të tjerë nga unë.

Mara

Punoj çdo ditë që të jem në një formë sa më të mirë, gjë, e cila më shërben mua personalisht, por edhe ekipit. Uroj që ajo ditë të vijë shumë shpejt. E ëndërroj çdo ditë një debutim timin me ekipin në Superiore.

Besoj se dita kur do jem protagonist, do jetë e afërt dhe e pres me padurim”, ka thënë Mara. Ky i fundit është një prej talenteve të akademisë së Skënderbeut dhe është afruar edhe në ekipin e parë herë pas here.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"