Shkëlqeu në Bundesligë, dy klubet e mëdha italiane pas Milot Rashicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 13:15

Shkëlqeu në Bundesligë, dy klubet e mëdha italiane pas Milot Rashicës

Milan dhe Napoli kanë shprehur interes për të nënshkruar me Milot Rashicën, pasi Verder Bremeni konfirmoi se anësori kosovar do shitej. Rashica ka bërë majft mirë në një sezon të vështirë për Verder Bremenin që siguroi qëndrimin në Bundesligë vetëm nëpërmjet Play Off-it ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 8 asiste në 34 ndeshje.

rashicaa

Milan dhe Napoli janë shumë të interesuar për të marrë në skuadër 24 vjeçarin kosovar, pasi drejtori sportiv i Verder Bremenit konfirmoi se Rashica nuk do jetë më pjesë e skuadrës gjermane sezonin tjetër. “Ne jemi në negociata me një klub tjetër përsa i përket Rashicës”, tha drejtori sportiv i Verderit Frank Bauman për “BILD”.

“Ne duhet të mësohemi me faktin se ai nuk do jetë me ne sezonin tjetër, por ne nuk do ta shesim më pak se nga sa e ka vlerën”. Rashica luan si anësor i majtë dhe ka 4 gola me kombëtaren e Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"