Shkëlqeu ndaj Luftëtarit, flet Zogaj: Vllaznia në çdo pozicion në renditje, ka presion nga tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 20:14

Shkëlqeu ndaj Luftëtarit, flet Zogaj: Vllaznia në çdo pozicion në renditje, ka presion nga tifozët

Silvio Zogaj ishte lojtari më i mirë në ndeshjen ndaj Luftëtarit, ku Vllaznia fitoi me rezultatin 1-0 në transfertë.

Zogaj

Pas përfundimit të takimit, futbollisti është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e marrë, duke thënë gjithashtu se edhe sikur Vllaznia të jetë lart në renditje përsëri ka presion, pasi tifozët duan gjithmonë ta shikojnë ekipin sa më lart.

“Më e rëndësishmja ditën e sotme ishet fitorja. Në javët e fundit ishim të bllokuar nga ana psikologjike. Na duhen pikë për renditje në mënyrë që të kalojmë Bylisin dhe t’i largohemi “play-out”.

Në Shkodër në çfarëdo lloj pozicioni të jesh përsëri do kesh presion, pasi tifozët duan që Vllaznia të jetë sa më lart. Kjo fitore e sotme shpresoj të na japë një shtysë të madhe psikologjike, pasi kualiteti i skuadrës nuk mungon.

Cilido kundërshtar të jetë përballë vlen 3 pikë, ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme dhe duhet t’i marrim me çdo kusht.

Nuk mund të shpjegoj dot mënyrën pse jashtë marrim më shumë pikë. Mendoj se dëshira e madhe për të marrë fitore në fushën tonë, mund të na ketë bërë që ne të humbim shumë pikë.”, u shpreh Zogaj për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"