Shkëlqeu me Skënderbeun, ish-futbollisti i skuadrës korçare merr ofertën e çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 23:39

Shkëlqeu me Skënderbeun, ish-futbollisti i skuadrës korçare merr ofertën e çmendur

Ali Soue ishte një ndër sulmuesit më të spikatur në sezonin 2017-2018 të Kategorisë Superiore, teksa arriti të fitonte “Këpucën e Artë” duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Soue

Bomberi ganez, i cili luajti si i huazuar nga Kievo te korçarët, u transferua te skuadra bullgare e CSKA së Sofias. Ashtu si në Shqipëri, edhe me CSKA, Soue u shndërrua në protagonist, duke spikatur me golat e tij.

Soue

Klubi bullgar pagoi 250 mijë euro te italianët e Kievos për blerjen e kartonit të 25-vjeçarit, ndërkohë që së fundmi raportohet nga mediat bullgare, se për Soue ka mbërritur një ofertë e bujshme. Bëhet fjalë për klubin nga Arabia Saudite, Al Ahli që ka ofruar plot 4 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Soue

Pavarësisht se shifra është joshëse, klubi bullgar kërkon 5 milionë euro për ta lenë të lirë ganezin. Raportohet se palët janë në bisedime me njëra-tjetrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"