Shkëlqeu me Shpresat, talenti i Çelsit tregon fillesat: E nisa te Totenhemi, i shënova 9 gola “bluve” dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2019 | 19:19

Shkëlqeu me Shpresat, talenti i Çelsit tregon fillesat: E nisa te Totenhemi, i shënova 9 gola “bluve” dhe…

Futbollisti që la gjurmë në dy miqësoret e ekipit Kombëtar Shpresa, në dy ndeshjet miqësore, ishte padyshim Armando Broja.

armando broja

Sulmuesi 17-vjeçar, i cili momentalisht luan me ekipin U-18 të Çelsit, shënoi 3 gola, në dy miqësoret e zhvilluar ndaj Uellsit nga Shqipëria U-21. Në një prononcim për “Supersport”, Broja tregon edhe disa prapaskena, se si kaloi tek blutë e Londrës.

Broja2

FILLESAT – Mami me babin më kanë çuar që në moshën 5-vjeç në stërvitje në një ekip për të vegjël. Fillova duke luajtur çdo të dielë ndeshje, duke u stërvitur. Për 4 vite, kam qenë në stërvitje, dhe një herë shkova në një turne. Aty, erdhi një burrë nga Totenhemi për të parë në fakt një djalë tjetër, jo për mua. Por në fakt, unë dola lojtari më i mirë i turneut, dhe ai foli me mamin dhe babin. I tha se dëshironte që unë të shkoja te Totenhemi, të më provonin. Shkova, u paraqita mirë. Luaja me skuadra të vogla të qytetit, jo tamam me akademinë. Vazhdova dy vjet te Totenhemi.

TEK ÇELSI – Më pas, në një ndeshje ndaj Çelsit, po shihnin ata të mëdhejtë e klubit, u futa si rezerve në pjesën e dytë. Kur po humbnim 2-0, unë u futa dhe shënova një gol, ndërsa dhashë asistin për golin tjetër. Aty më panë për herë të parë nga Çelsi. Një herë tjetër, në një ndeshje mes ekipeve rezervë të grupmoshave, shënova 9 gola, dhe fituam 13-0. Pas kësaj ndeshje më kontaktuan, dhe më thanë që të shkoja te Çelsi. Ishte diçka e bukur, sepse që i vogël kam qenë tifoz me ta. Ika atje, dhe prej 10 vitesh jam atje duke u stërvitur.

Armando Broja

IDHUJ – Jam stërvitur disa herë me ekipin e parë të Çelsit. Edhe me U-21 jam stërvitur disa herë. Duke u stërvitur fort, po shohim, nëse më marrin 21-vjeçarët, për të luajtur më lart. Kam dy Ronaldot, Kristianon, dhe Fenomenin. Të dy kanë qenë të shepjtë, me të dyja këmbët, kanë qenë si unë.

KOMBËTARJA –  Është diçka shumë e mirë për mua të vesh këtë fanellë. E kam gjakun këtu, dhe kam qejf të luaj me Shqipërinë. Kam emocione kur luaj me këtë fanellë, dhe më pëlqen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"