Shkëlqeu me Malagën, Keidi Bare drejt kalimit në Itali. Zbulohen 3 ekipet që duan mesfushorin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:57

Shkëlqeu me Malagën, Keidi Bare drejt kalimit në Itali. Zbulohen 3 ekipet që duan mesfushorin e Kombëtares

Keidi Bare ishte një nga lojtarët më të mirë te Malaga në sezonin e fundit, duke i dhënë një ndihmë të madhe skuadrës gjatë gjithë sezonit.

keidi bare

Megjithatë klubi spanjoll është në kushte të vështira financiare dhe për këtë dëshiron ta shesë mesfushorin, për të mbushur arkat e klubit. E ardhmja e Bares mund të jetë në Itali, aty ku së fundi kanë shfaqur interes 3 skuadra. Sipas “La Nazione”, në gjurmët e 23-vjeçarit, janë vënë Leçe, Piza dhe Salernitana.

Të 3 këto skuadra miliotjnë në Serinë B dhe kanë shfaqur interes serioz për të marrë shërbimet e Bares. Mesfushori i Kombëtares përveç skuadrave italiane, është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Espanjoli në Spanjë, por deri tani nuk ka pasur diçka zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"