Shkëlqeu me Kroacinë në Botëror, Interi pranë blerjes së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2018 | 16:38

Shkëlqeu me Kroacinë në Botëror, Interi pranë blerjes së…

Prej kohësh po flitet për një kalim të mundshëm të lojtarit kroat Sime Vërsaliko te klubi italian i Interit. Tashmë është “Sky Sport Italia” ajo që jep më shumë informacione në lidhje me këtë temë. Duket se marrëveshja tani është arritur midis klubeve dhe kap shifrën e 25 milionë eurove.

Sime-Vrsaljko-1

Portali italian shpjegon se lojtari do të kalojë fillimisht me huazim për 8 milionë euro dhe ë pas do të jepen edhe 17 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij. Kujtojmë se mbrojtësi ishte një lojtar “kyç” në ecurinë e Kroacisë deri në finalen e Kupës së Botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"