Shkëlqeu me Kastriotin, mesfushori zyrtarizon largimin nga krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2019 | 17:27

Shkëlqeu me Kastriotin, mesfushori zyrtarizon largimin nga krutanët

Pas një sezoni shumë të mirë te Kastrioti, Herald Marku ka zyrtarizuar ditën e sotme, largimin nga krutanët

Herald Marku

Mesfushori përmes një postimi në “Instagram” ka njoftuar fundin e bashkëpunimit me krutanët.

Këtë sezon 23 vjeçari, luajti 28 ndeshje, ku shënoi 6 gola dhe dhuroi një asist.

Statusi i plotë: 

“Përshëndetje miqtë e mi !
Fillimisht doja t’ju njoftoja për ndërprerjen me konsesus të bashkëpunimit me klubin e Kastriotit.
Falenderimet më të sinqerta e të përzemerta për këtë klub, Presidentin dhe stafin teknik për mbështetjen maksimale që kanë treguar në ccdo moment ndaj nesh, tranjerët të cilit kam punuar, shokët e mrekullueshëm të ekipit me të cilët ndarë momente të bukura e të vështira, por gjithmonë kemi qenë të bashkuar.
Një falenderim i veçantë shkon për tifozat e shumtë dhe të zjarrtë të Kastriotit, të cilët kanë qenë gjithmonë një mbështetje tepër e madhe për ne. 
Do të mbeteni gjithmonë në zemrën time.
Faleminderit Kastriotit !”, shkruhej në postimin e Markut.

12222222

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"