Shkëlqeu me Empolin sezonin e kaluar, skuadra e Serisë A në gjurmët e Nedim Bajramit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 14:49

Shkëlqeu me Empolin sezonin e kaluar, skuadra e Serisë A në gjurmët e Nedim Bajramit

Sezoni që u mbyll në Serinë A ka qenë pozitiv për Nedim Bajramin me fanellën e Empolit.

NEDIM BAJRAMI 2

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur dhe njëkohësisht dhe eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio, fantazistin e Kombëtares shqiptare e kërkon një tjetër klub në elitën e futbollit italian.

Bëhet fjalë për Fiorentinën, e cila është duke kërkuar një futbollist me karakteristikat e trekuartistit dhe mesa duket Bajrami është i përzgjedhuri i skuadrës vjollcë.

Agjenti i futbollistit 23-vjeçar është Fali Ramadani dhe do të zbarkojë sot në Firence gjithashtu edhe për rinovimin e trajnerit të klubit violë, Vinçenco Italiano.

Në sezonin që përfundoi, Nedim Bajrami me fanellën e Empolit, u aktivizua gjithsej në Serinë A në 35 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 6 asiste për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"