Shkëlqeu këtë sezon, Totenhemi arrin marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 10:01

Shkëlqeu këtë sezon, Totenhemi arrin marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Realit

Serxho Regilon do të jetë një lojtar i Totenhemit në sezonin e ri. 

sergio regiiolon

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se “Spërs” kanë arritur një marrëveshje me lojtarin për ta marrë atë në Angli. Ditën e djeshme drejtuesit e Totenhemit kishin një takim me Realin e Madridit, ku u arrit një marrëveshje për kalimin e mbrojtësit të majtë në Premier Ligë, por duhej të bimdej edhe vetë lojtari.

Pikërisht Regilon, sipas mediave britanike ka dhënë dritën jeshile për t’u transferuar te Totenhemi kubdo të vihet nën urdhrat e trajneri Murinjo.

sergio-reguilon-im-trikot-von-real-madrid-talent-eigengewaechs-1536312187-17576

Mbrojtësi spanjoll bëri një sezon të shkëlqyer me Sevijen, ku ishte i huazuar nga Reali, teksa arritën të fitonin edhe Europa Ligën, duke mposhtur Interin në finale.

Totenhemi do të derdhë në arkat e Realit 30 milionë euro, ndërkohë që madrilenët do të kenë mundësinë e riblerjes në të ardhmen nëse dëshirojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"