Shkëlqen në Zvicër, Marseja kontakton menaxherin e lojtarit shqiptar. Interesim dhe nga dy klube të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 22:59

Shkëlqen në Zvicër, Marseja kontakton menaxherin e lojtarit shqiptar. Interesim dhe nga dy klube të tjera

Në Zvicër po shkëlqen sulmuesi 21-vjeçar Andi Zeqiri. Futbollisti i Lozanës kërkohet nga disa klube në Itali dhe në Francë.
Screenshot_1-21

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Verona e konsideron të riun shqiptar të lindur në Zvicër si alternativë e domosdoshme për repartin ofensiv verdheblu.

Ndërkohë në Francë u raportua se Marseja kishte shfaqur interes për sulmuesin e ri. Menaxheri i tij Mishel Ursheler pranoi për “Le Matin” se klubi i famshëm francez është interesuar për të, por nuk ka patur bisedime të mëtejshme për bashkëpunim mes palëve.

“Siç ju kam thënë, nuk ndodhem në Kanebier (rrugë e rëndësishme e qytetit të Marsejës) i ulur dike me një gotë verë duke konsumuar makarona spageti. Po, kam patur kontakte me Marsejën, sepse atje njoh shumë njerëz prej vitesh dhe janë interesuar për Zeqirin. Por, nuk ka patur bisedime të mëtejshme. Kam biseduar dhe me disa klube para disa muajsh”, shprehet Ursheler.

Nga ana tjetër, edhe Nis, klub francez po mendon të rekrutojë në radhët e veta Andi Zeqirin.

Lojtari është aktivizuar rregullisht me ekipet zinxhir të Zvicrës. Ai ka realizuar gjithsej 59 gola në 157 ndeshje gjatë gjithë karrierës. Në Kosovë kanë shpresë se ai do të përfaqësojë në të ardhmen “Dardanët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"