Shkëlqen edhe jashtë fushe, mesfushori i Bajernit shpallet lojtari i vitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 0:06

Shkëlqen edhe jashtë fushe, mesfushori i Bajernit shpallet lojtari i vitit

Si motor në mesin e fushës së Bajernit apo jashtë saj, Leon Gorecka është dhe do të mbetet një zë i rëndësishëm për skuadrën gjermane në luftën kundër racizmit dhe pandemisë. Në sezonin e kaluar ai ishte një nga lojtarët më të mirë për skuadrën gjermane, e cila fitoi gjithçka. Gorecka pësoi një ndryshim drastik në fizikun e tij ku ra në sy shtimi i masës muskulore.

Leon-Gorecka

Në këtë sezon ai ka qenë një titullar i padiskutueshëm me kampionët e Gjermanisë ku së bashku me Kimish dhe Myler kanë udhëhequr skuadrën drejt sukseseve. Në Bundesligë, Leon ka regjistruar në këtë sezon të ri 1 gol dhe 2 asiste në 5 ndeshjet e para. Në Champions ai ka shënuar 2 gola në po aq takime. Të mos harrojmë këtu edhe golin në Superkupën e Europës.

Për përkushtimin e tij të palodhur, 25-vjeçari është zgjedhur nga “GQ” si futbollisti i vitit në Gjermani. Vetë lojtari u shpreh se ishte i nderuar për këtë çmim dhe se do të vazhdonte të kontribuonte për këto çështje që në sezonin e fundit kanë prekur miliona njerëz. “Në këtë kohë të vështirë, të japësh diçka mbrapsht është një privilegj dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë. Përgjegjësia është te mbajtja e maskës dhe respektimit të rregullave.

Duhet të mbrohemi dhe të mbrojmë njerëzit tanë të dashur ndaj një virusi që ka marrë shumë jetë njerëzish”, tha gjermani që shton: “Çështja e racizmit është shqetësuese dhe ka qenë e tillë prej shumë vitesh. Njerëzit duhet ta kuptojnë që jemi të gjithë njëlloj. Futbolli Angli te kampionët e Liverpulit. Në sezonin që sapo ka nisur, mungesa e tij është ndier shumë në disa ndeshje ku ka qenë e vështirë për të depërtuar në zonat e ngushta.

Por, Flik siguroi tifozët se lojtarët që ka në dispozicion do të bëjnë një punë po aq të mirë sa ish-lojtari bavarez. “Të gjithë e dimë që sezoni do të jetë shumë i ngjeshur me ndeshje çdo 2-3 ditë. Na duhet të bëjmë shpesh rrotacionin për të shmangur dëmtimet që vijnë nga lodhja e tepërt.

Lojtarët duhet të ruajnë gjithashtu freskinë psikologjike e cila është po aq e rëndësishme”, përfundoi 55-vjeçari. duhet të shërbejë për ta përcjellë këtë mesazh te brezat e rinj, në mënyrë që ata të rriten me një mendim ndryshe. Si një shtetas gjerman dhe si një gjerman i botës, mund të krijojmë një të ardhme të mirë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në rrjetet sociale apo rrugë”.

Kujtojmë që së bashku me shokun e tij të skuadrës, Joshua Kimish, Leon Gorecka mblodhën një shumë të madhe parash për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të cilët janë prekur në muajt e kaluar nga pandemia. Një gjest që ka marrë vlerësimin edhe të kancelares Angela Merkel. Të dy lojtarët janë shprehur se do të vazhdojnë me nismën e tyre derisa kjo gjendje të ketë kaluar përfundimisht. Pandemia ndodhet në një fazë të nxehtë, teksa në Gjermani rastet e infektimit janë shtuar ndjeshëm në muajin tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"