Shkëlqejnë të larguarit nga Superiorja, ja 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 9:54

Shkëlqejnë të larguarit nga Superiorja, ja 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë, të cilët ishin protagonistë për skuadrat e tyre.cikalleshi-2

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” 5 lojtarët më të vlerësuar të kësaj jave.

Vendin e parë e mban shqiptari Jurgen Bardhi me notën 8.0 pas një perfomancë të shkëlqyer me ekipin e tij në Turqi.

Vendin e dytë e mban Jason Ceka i cili është vlerësuar me notën 7.9 pas performancës të mirë me Magdeburg. Ai ka qenë protagonist në 2 golat e fundit të shënuar nga ekipi, duke dhënë dy asiste.

Në vendin e tretë pozicionohet sulmuesi Dejvi Bregu me notën 7.7 pas performancës të mirë me Boluspor.

Në vendin e katërt renditet sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi me notën 7.6. Ai shënoi në kampionatin arab kundër Al-Feiha.

I pesti pozicionohet Juljan Shehu me notën 7.6 pas performancës të mirë me ekipin e tij.

WhatsApp Image 2023-05-01 at 09.35.20

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"