Shkëlqejnë talenti i Tiranës dhe sulmuesi nga Çelsi, Shqipëria U-19 fiton takimin e dytë ndaj Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2019 | 18:26

Shkëlqejnë talenti i Tiranës dhe sulmuesi nga Çelsi, Shqipëria U-19 fiton takimin e dytë ndaj Kosovës

Ekipi Kombëtar U-19, ka fituar edhe miqësoren e dytë ndaj Kosovës, me shifrat 4-1 zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

kombetarja shqiperia u 19

Shqipëria, e drejtuar nga Nevil Dede, dominoi në pjesën e parë, ku që në minutën e 23-të shifrat u zhbllokuan nga një penallti e shndërruar në gol nga Ernest Muçi. Më tej, sulmuesi që vjen nga Çelsi, Armando Broja, gjeti edhe golin e dytë në minutën e 40-të.

Me nisjen e pjesës së dytë, Bytyqi ngushtoi shifrat për Kosovën U-19, në minutën e 48-të, por më pas ishin sërish Muçi dhe Broja, përkatësisht në minutat 56 dhe 65, që shënuan edhe nga një gol tjetër, për të çuar shifrat përfundimtare në 4-1.

Kjo ishte fitorja e dytë për Shqipërinë U-19, që vetëm dy ditë më parë fitoi 3-1, sërish ndaj Kosovës, me një dopietë të Muçit dhe gol të Brojas.

Formacioni i Shqipërisë U-19: Malaj, Shiba, Selishta, Hida, Rrahmani, Morina, Rrapaj, Karica, Muçi, Prengaj dhe Broja (U aktivizuan: Rexhepi, Beqja, Arapi, Asllani, Kacbufi dhe Gashi)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"